×
Secondary Adv

Projekti i ri i Google "Sunroof", ju keshillon te perdorni energjine diellore ne shtepi!

Share on Google+

Google do të na ndihmojë për të zbuluar nëse shtëpia jonë është e përshtatshme për implementimin e paneleve diellore. Projekti quhet Sunroof, dhe tregon sesa energji mund të gjenerojë tarraca ose çatia e shtëpisë suaj përmes Google Maps.

 


Google dëshiron që të ndihmojë këdo që të shfrytëzojë energjinë e diellit. Një shërbim i ri i quajtur Projekti Sunroof ka për qëllim që të sigurojë një “hartë” të energjisë diellore me ndihmën e Google Maps. Kjo do të thotë se përmes Google Maps, projekti Sunroof do të analizojë edhe historikun e kushteve meteorologjike të vendodhjes së shtëpisë suaj, drejtimin kryesor të erës, hijen e shkaktuar nga ndërtesat dhe pemët.


Sunroof do të përdorë të dhënat nga Google Maps që më parë nuk kishin asnjë aplikim praktik. Për shembull, sunroof përdor modelimin 3D të hartave për të llogaritur sasinë e hapësirës dhe kulmeve të ndërtesës që ka për implementimin e paneleve diellore. Shërbimi gjithashtu analizon pozicionimin e diellit gjatë një viti, si dhe llojin e sigurimit dhe temperaturën e zonës. Madje analizon edhe nësë shtëpia juaj bie në hije nga objektet e afërta apo jo.

 


Përdorimi i energjisë diellore mund të jetë një fitore e madhe për shumë familje. Shfrytëzimi i një burim të lirë të energjisë mund t'ju ndihmojë të kurseni të holla në faturën tuaj elektrike, ndërsa nga ana tjetër, kjo do të zvogëlojë përdorimin e energjisë nga lëndët djegse, e për rrjedhojë do të mund të reduktohet ndotja në atmosferë.


Nëse një familje vendos që ti instalojë panele diellore, sunroof do të sugjerojë dyqanet dhe tekniket e afërt. Instalimi i paneleve diellore nuk është i lirë, në SHBA kushton mesatarisht 20,000 dollarë por ju mund të kurseni ato 20.000 dollarë - në qoftë se shtëpia e tyre është në vendin e duhur.
Tani për tani, Projekti sunroof është në dispozicion vetëm për njerëzit që jetojnë në Boston, San Francisko, dhe Fresno, por Google planifikon të zgjerojë shërbimin në të gjithë vendin dhe në të ardhmen e afërt edhe më tej.

 

 


Më të lexuarat